Çmimi i naftës të premten kanë nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.
Në Elbasan, gjejmë dhe çmimin më të lartë të ditës te Gold Oil me 258 lekë e më pas Alpet me çmim si në qytetet e tjerë 246, ndjekur nga Blu Energy me 245 lekë. Këtu çmimet luhaten nga 223 lekë e madje duke ndryshuar edhe nga pikat e së njëjtës firmë si Krasniqi me dy çmime të ndryshme, 216 dhe 245.
Gold oil: 258 lek/l
Alpet: 246 lek/l
Elda: 223 lek/l
Rod Oil: 246 lek/l
Blu energy: 245 lek/l
Krasniqi 1: 216 lek/l
Krasniqi 2: 245 lek/l
Kastrati: 223 lek/ l
Admiral: 223 lek/l
Gega: 223 lek/l
Marsok: 243 lek/l
Bolv: 225 lek/l
Feleqi: 231 lek/l
Në Korçë, sërish gjejmë me çmimin më të lartë Alpet po 246, dhe pikat e tjera ku çmimi luhatet nga 223 deri në 225 lekë.
Alpet: 246 lek/l
Ar Oil:225 lek/l
Bolv: 225 (naftë vendi) / 235 (greke)
Kastrati: 223 lek/l
Metro: 223 lek/l
Elda: 223 lek/l
Në Lezhë, çmimi në pikat ku shkoi grupi ynë i xhirimit luhatej nga 216 lekë për litër në 225.
Kastrati:223 lek/l
Bolv Oil:225 lek/l
Juk Oil:225 lek/l
Gega Oil: 223 lek/l
Veliaj Petrol: 216 lek/l
Në Kukës, çmimi më i lartë ishte tek Alpet me 246 lekë për litër duke u ndarë me një diferencë nga duraku me 238 dhe pikat e tjera që kishin çmimin fiks 223 lek për litër.
Alpet: 246 lek/l
Duraku: 238 lek/l
Gega Oil: 223 lek/l
Kastrati: 223 lek/l
Trota: 223 lek/l
Tch



























