ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do jetë nën qarkullimin e masave të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të karakterizohet deri në orët e paradites me sistem vranësirash si dhe me reshje të lokalizuara me intensitet të ulët. Më tej mbizotëruese do të jenë rrymat e ngrohta të cilat do të sjellin mot me diell e vranësira drejt shpërbërjes.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim më shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.



























