Gjatë vitit 2020 Shqipëria rezultoi vendi i pestë në Europë për normën e më të ulet të lindshmërisë.
E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Gjatë vitit 2020 sipas Eurostat, Shqipëria pati vetëm 1.32 lindje të gjalla për grua me rënie 0.2 në krahasim me vitin 2019, duke lënë pas vetëm, Maltën, Spanjën, Italinë dhe Maqedoninë.
Në vitin 2020, 4.07 milionë foshnja lindën në BE, duke vazhduar një trend në rënie që filloi në vitin 2008 kur lindën 4.68 milionë fëmijë në BE, ndërsa në Shqipëri trendi i rënies ka vijuar më shpejtësi pas vitit 1990.
Norma totale e lindshmërisë ishte 1.50 lindje të gjalla për grua në BE në vitin 2020, një rënie e vogël nga kulmi i fundit në 2016 (1.57), por gjithsesi një rritje krahasuar me 2001 (1.43).
Shkalla më e lartë e lindshmërisë totale që nga fillimi i serive kohore të krahasueshme ishte 1.57 në 2008, 2010 dhe 2016. Në vitet ndërmjet, ajo luhatet midis 1.51 dhe 1.57.
Në vitin 2020, shteti anëtar i BE-së me shkallën më të lartë të lindshmërisë totale ishte Franca (1.83 lindje të gjalla për grua), e ndjekur nga Rumania (1.80), Çekia (1.71) dhe Danimarka (1.68).
Përqindja e fëmijëve të lindur nga nëna të huaja ndryshon ndjeshëm midis Shteteve Anëtare. Në vitin 2020, 64% e fëmijëve të lindur në Luksemburg ishin nga nëna të lindura jashtë vendit, ndërsa në Qipro pjesa ishte 39%. Në Austri, Maltë dhe Belgjikë, përqindja ishte rreth një e treta.tch



























