Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës në Bullgari, Serbi, Hungari dhe çmimit të lartë deri në 430 lekë për litër.

Ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të bllokuar për shtetet e tjera importet e vajit të lulediellit deri në 15 maj.

Tregtarët e mëdhenj të vajit thonë se prej më shumë se 1 muaj nuk po ambalazhojnë vajin e importuar, pasi prej 3 javësh bordi i transparencës të mallrave të shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e vajit ushqimor prej 315 lekë për tregtarët e shumicës dhe 321 lekë për litër për konsumatorin, ndërsa çmimi i furnizimeve është më i shtrenjtë. Importuesit paralajmërojnë se do të intensifikojnë kërkesat për ndryshimin e çmimeve të vajit, pasi kjo situatë po dëmton në likuiditete kompanitë.

“Situata në importin e vajit të lulediellit është kaotike. Çmimet e vajit dhe transportit rriten çdo ditë, ndërsa nga bordi çmimet nuk rishikohen prej 3 javësh, me justifikimin që nuk janë bërë furnizime të reja dhe shitjet kanë rënë 50% nga depozitat që krijuan familjarët në muajin shkurt. Kjo situatë ka dëmtuar shumë operatorë të cilët prej më shumë se 1 muaj nuk ambalazhojnë vaj ushqimor, pasi çmimet e importit janë më të larta se ato të shitjes të përcaktuara nga bordi. Vendosja e çmimeve nga bordi i transparencës ka shfrenuar iniciativën e lirë të biznesit për të gjetur zgjidhje. Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës. Për këtë arsye importuesit së shpejti do të intensifikojmë kërkesat për rishikim të çmimit nga bordi i transparencës, pasi përveçse jemi në vështirësi të gjetjes të mallit, nuk kemi likuiditet për blerje”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e mëdhenj të vajit të lulediellit.monitor

Tch