Tre persona kanë ndërruar jetë brenda pak orësh në vendin tonë këtë të enjte.
Pas dy aksidenteve tragjike, një tjetër aksident ka ndodhur në Fier, në fshatin Boçovë, Fier, ku 43-vjeçari, duke punuar me zetor në tokë ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel


























