Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare por të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut si dhe relievet malore në lindje.

Në këto zona vranësirat hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra reshjet parashikohen me intensitet mesatar dhe deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era hera-herës me rrahje deri në 6-8m/sek.

Valëzim në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Atsh