Një kamera  sigurie  arriti të filmonte momentet e panikut në një park në qytetin ukrainas Kremenchuk të hënën më 27 qershor, kur një qendër tregtare aty pranë u godit nga një sulm me raketa ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin e mohoi që Moska qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore që vrau të paktën 18 persona dhe shkaktoi dhjetëra të zhdukur dhe të plagosur.

“Ushtria ruse nuk sulmon asnjë vend civil”, pohoi ai. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më parë se goditi objektiva ushtarake, por video nga qyteti i Kremenchuk  tregon qendrën e shkatërruar nga një raketë.tch