Në fshatin Muçias në Njësinë Administrative Remas në Divjakë vijon puna për për rehabilitimin e sistemit vaditës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau pamje nga puna për rehabilitimin e sistemit vaditës, i cili ishte jashtë funksionit prej 30 vitesh.
Balla u shpreh se, me pastrimin e këtij kanali banorët e zonës do të vadisin tokat e tyre bujqësore në këtë stinë të thatë.
“Divjakë. Vijon puna për për rehabilitimin e sistemit vaditës në fshatin Muçias në Njësinë Administrative Remas, i cili ishte jashtë funksionit prej 30 vitesh. Me pastrimin e këtij kanali banorët e zonës do të vadisin tokat e tyre bujqësore në këtë stinë të thatë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.Atsh


























