ATSH-AA/ – Monaco do të presë garën e shtatë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Monaco-s do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën e gjatë 3,3 kilometra me të njëjtin emër me qytetin. Ndërsa gara me 78 xhiro do të fillojë të dielën më 28 maj në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tre gara dhe shoku i tij i skuadrës dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:​​​​​​​

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holanë): 119 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 105

3. Fernando Alonso (Spanjë): 75

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 56

5. Carlos Sainz (Spanjë): 44

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 224

2. Aston Martin: 102

3. Mercedes: 96

4. Ferrari: 78

5. McLaren: 14      /os/