BERLIN, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Kampioni botëror i Formula 1, Mercedes, filloi një provë dyditore në Silverstone në Britaninë e Madhe, përpara fillimit të sezonit.

“Mirësevini, Valtteri Bottas! Jemi gati për në Silverstone, por siguria është e para”, shkruajti në Twitter Mercedes duke e shoqëruar me një foto të Bottas dhe anëtarëve të stafit të veshur me maska për fytyrën.

Bottas dhe Lewis Hamiltonit, po i jepet mundësia të rizbulojnë ndjenjën për gara edhe pse në një makinë të vitit 2018, sepse rregulloret e F1 nuk lejojnë testime shtesë në modelet aktuale.

Pandemia e koronavirusit bëri që shumë muaj të shkonin dëm në fillimin e sezonit të F1, por fushata e vitit 2020 do të fillojë në Spielberg të Austrisë më 5 dhe 12 korrik.

Silverstone do të presë “Grand Prix” më 2 gusht, si dhe një garë tjetër një javë më vonë.

ATSH