ATSH-AFP/- Ylli i tenisit zviceran, Roger Federer, kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë këtë vit me 106,3 milionë dollarë (95,5 milion euro) fitime, sipas një renditjeje të përpiluar nga revista amerikane “Forbes”, e botuar sot.

Mbajtësi i rekordit të titullit të turneut Grand Slam (20), në fakt, ia ka borxh këtë vend kontratave të reklamimit dhe partneriteteve private, të cilat i garantuan atij 100 milionë të ardhura midis 1 qershorit 2019 dhe 1 qershorit 2020, periudha e marrë parasysh nga “Forbes”.

Pjesa tjetër, 6.3 milion dollarë, vjen nga fitimet e tij në qarkun ATP.

Federer është sportisti i dytë aktiv, pas Tiger Woods, që kapërcen pragun prej 100 milionë dollarësh në të ardhura nga reklamat, gjatë një viti./ /ervo/