TIRANË, 1 qershor /ATSH – I. Vata/ Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv.
Në drejtimin e presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga departamentet e ndryshme në FSHF.
Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave e përgatitur nga sektori përkatës pas konsultimeve me UEFA-n.
Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz.
Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF.
ATSH