KOPENHAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 500 spektatorë do të lejohen të marrin pjesë në finalen e kupës së futbollit danez, që do të zhvillohet javën e ardhshme midis “Aalborg” dhe “Sonderjysk”, njoftoi qeveria dhe Shoqata Daneze e Futbollit (DBU).

“Finalja e kupës është dhe do të jetë një festë e futbollit danez”, deklaroi Jakob Jensen, shefi ekzekutiv i DBU-së.

Ai falënderoi qeverinë dhe partitë politike që ranë dakord të lejojnë pjesëmarrjen e më shumë spektatorëve.

Finalja e kupës së 1 korrikut do të luhet në Esbjerg.

Numri i spektatorëve të lejuar do të shpallet gjatë ditëve në vijim dhe kuota e biletave do të ndahet në mënyrë të barabartë midis klubeve.

ATSH