ATSH-ANSA/ – Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, Alex Del Piero u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme për shkak të dhimbjeve në veshka, të shkaktuara nga gurët.
Ishte ish-lojtari i Juventusit që dha lajmin, me një foto të bërë në shtratin e spitalit në Los Anxheles, qyteti ku ai jeton prej një kohe të gjatë.
“Ende nuk e besoj se si një gjë e vogël vetëm 3 milimetra mund për të të japë kaq dhimbje”, theksoi sulmuesi Del Piero./