BARCELONE, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka deklaruar se nuk dëshiron të shkojë tek Paris Saint-Germain.

Sulmuesi ka refuzuar të transferohet në ”Parco dei Principi” si pjesë e operacionit që mund të sillte Neymar te Barcelona.

Griezmann, i cili që kur u largua nga Atletico Madrid për t’u transferuar në Katalonjë, shpesh ka hasur vështirësi duke ofruar ndeshje jo në përputhje me potencialin e tij teknik.

Griezmann i quajtur me përkëdhelje ”Le Petit Diable” (”djalli i vogël”), nuk ka qenë asnjëherë plotësisht në një mendje me Messin dhe Suarez dhe shpeshherë ka përfunduar edhe në pankinë.

ATSH