BERLIN, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk pret një rikthim të shpejtë të tifozëve të futbollit në stadiume, madje edhe pas lehtësimit të krizës së koronavirusit.

“Të mos harrojmë se gjithmonë duhet të ketë një vend për tifozët”, deklaroi kreu i organit drejtues botëror të sportit, në një video-mesazh drejtuar 211 vendeve anëtare të FIFA-s.

“Është e qartë se futbolli pa spektatorë nuk është i njëjti, por duhet të tregohemi të duruar për sa i përket kohës së përshtatshme të rikthitmit të tifozëve në stadiume.

“Do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të lëvizur përtej këtyre masave të përkohshme dhe të sigurojmë që tifozët të jenë të mirëpritur dhe të sigurt.

ATSH