LONDER, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Juergen Klopp thotë se klubi “ua ka borxh tifozëve të pambrojtur, të cilët nuk mund të mblidhen masivisht për të festuar titullin e tyre të parë të ligës që nga viti 1990”.

Tifozët u mblodhën në një numër të madh për të festuar titullin duke shkaktuar dëme në prona dhe duke ngjallur kritika nga të gjitha palët.

Liverpool i dënoi skenat si “krejtësisht të papranueshme” dhe në një letër të hapur në gazetën ”Liverpool Echo”, Klopp tha se tifozët e klubit janë më të mirët në botë, por u bën thirrje që të sillen me përgjegjësi për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

“Unë e dua pasionin tuaj, koret tuaja, refuzimin tuaj për të mos pranuar humbjet, angazhimin tuaj, të kuptuarit tuaj të lojës dhe besimin tuaj në atë që ne po bëjmë”, shkroi Klopp.

ATSH