AMSTERDAM, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Amsterdami do të mbetet vendi ku do të zhvillohet Euro 2020, njoftoi Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).
Gijs de Jong, drejtori i turneut në Holandë, tha se të gjithë, duke përfshirë edhe qeverinë holandeze, autoritetet e qytetit dhe të stadiumit “Johan Cruyff Arena” kanë rënë dakord për organizimin e ndeshjeve në vitin 2021.
Euro 2020 do të zhvillohet në 11 qershor deri në 11 korrik 2021.
Organi drejtues europian i futbollit, UEFA shpreson të ruajë të 12 qytetet pritëse fillestare, por do të vazhdojë me më pak nëse do të jetë e nevojshme.
Mynihu dhe Glasgou janë ndër ata që kanë konfirmuar se do të vazhdojnë ndërsa ekziston dyshimi për statusin e Bilbaos.
ATSH