MILANO, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Asnjë shtesë për dy gjysmëfinalet dhe për finalen e Kupës së Italisë, por do të shkohet direkt tek penalltitë.

Këshilli i Serie A ka aprovuar, vetëm për këtë sezon, një ndryshim në rregullat e Kupës, duke shkurtuar kohën e lojës.

Në rast të një barazimi golash edhe në dy gjysmëfinalet e kthimit që mbeten për t’u luajtur (Juventus-Milan 1-1 dhe Napoli-Inter 1-0) gjithashtu do të shkohet te pika e 11-metërshit.

Kjo risi për finalen e 17 qershorit, direkt me penallti nëse përfundon me barazim 90 minutëshi i kohës së rregullt, aplikohet për shkak të evitimit sa më të madh të COVID-19./

ATSH