LONDËR, 26 qershor /ATSH-AA/ – Klubi anglez i futbollit Liverpool është shpallur kampion i Premier Ligës pas një periudhe prej 30 vitesh.

Liverpool garantoi titullin shtatë javë para përfundimit të sezonit, pasi rivali më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea me rezultatin 2-1.

Liverpool fitoi ligën për herë të fundit në vitin 1990.

Me këtë titull, Liverpool tani ka 19 trofe të Premier Ligës.

ATSH