LONDËR, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Liverpuli dhe Everton do të luajnë ndeshjen e tyre të Premier League në ”Goodison Park”, konfirmoi grupi këshillimor i sigurisë i Liverpulit.
Premier League rinis më 17 qershor pas një pushimi të shkaktuar nga koronavirusi.
Një opsion për ndeshjet e Liverpulit përfshin transferimin e ndeshjeve në ambiente neutrale, për të parandaluar turmat e mëdha të tifozëve që mblidhen jashtë staduimeve.
Liverpul është në prag të marrjes së titullit të parë të ligës që nga viti 1990 dhe mund ta arrijë këtë me Evertonin më 21 qershor, nëse Manchester City që ndodhet në vend të dytë humbet ndaj Arsenalit në ndeshjen e hapjes më 17 qershor.
ATSH