LONDER, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Një ndeshje miqësore mes Manchester United dhe Stoke City u anulua pasi menaxheri i Stoke City, Michael O’Neill rezultoi pozitiv me Covid-19, sipas raporteve të BBC.

Ndeshja e planifikuar për sot paradite, nuk do të zhvillohet, pasi klubi i dytë i ligës njoftoi dje në mbrëmje se O’Neill kishte rezultuar pozitiv në kontrollin e së hënës.

Stoke City tha në një deklaratë se ”O’Neill do të izolohet, por do të mbetet në kontakt virtual me stafin dhe lojtarët”.

Zëvendëstrajneri Billy McKinlay do të merret tashmë më stërvitjen e ekipit.

ATSH