ATSH-DPA/ – Juventus i ”kishte duart” te titulli, por në gjashtë minuta Milani ndryshoi historinë e mbrëmjes duke i bërë një favor të madh Lazios.

Pas gjysmës së parë të lojës, skuadra e Sarrit në fillim të pjesës së dytë shënoi dy herë me anë të Rabiot dhe Cristiano Ronaldo.

Por kjo nuk i pengoi kuqezinjtë, të përmbysnin me katër gola me anë të Ibrahimoviç, Kessie dhe Leao, për ta mbyllur ndeshjen 4-2 me anë të Rebiç.

Pra, ndërsa Milan kapërcen Romën dhe Napolin në vendin e pestë për një natë, Juventusi është shtatë pikë më shumë se Lazio që humbi me Lecen 1-2./ /os/