BEOGRAD, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Kampionët serbë të futbollit të Crvena Zvezdës njoftuan se pesë lojtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Marko Gobeljiç, Njegos Petroviç, Dushan Jovançic, Marko Konatar nuk ndiheshin mirë para ndeshjes së fundit të superligës serbe kundër Proleter dhe nuk u paraqitën.

Branko Joviç nuk pati simptoma, por rezultoi pozitiv.

Gjithashtu u testua dhe pjesa tjetër e ekipit, por asnjë tjetër nuk rezultoi pozitiv.

Crvena Zvezda festoi titullin e tretë radhaz, pas fitores kundër Proleter.

Rreth 18 000 tifozë, morën pjesë në ndeshje.

Serbia ishte ndër vendet e para në Europë që filloi lehtësimin e kufizimeve kundër COVID-19 dhe e para në kontinent që lejoi spektatorët të merrnin pjesë në ngjarje masive.

ATSH