/ATSH-AA/ – Futbollistët e Realit të Madridit kanë rastin që me fitoren ndaj Villarreal-it, një javë para përfundimit të La Ligës, të sigurojnë titullin e 34-t të kampionit.
Duke marrë parasysh rrezikun momental nga përhapja e koronavirusit, nga “klubi mbretëror” u bënë thirrje tifozëve që fitimin e titullit ta festojnë në shtëpi.
Ekipi i Zinedin Zidane është afër kupës së kampionit që Real Madrid e pret tashmë tre vite.
Por, klubi shpejtë veproi dhe luti tifozët që të mos festojnë si zakonisht te shatërvani ”Cibeles” në qendër të Madridit.
Sipas informacioneve të medieve spanjolle, në rast se tifozët masivisht dalin në rrugët e Madridit, autoritetet do t’i shpërndajnë ata./ /os/