Pesëmbëdhjetë vjet pas “Mrekullisë së Stambollit”, që ishte hyrja e Liverpulit dhe Steven Gerrard në legjendë, megalopoli turk duhej të priste  këtë të shtunë finalen e Ligës së Kampioneve.

Më 23 Mars, UEFA pezulloi C1 deri në njoftimin e mëtejshëm. Nëse nuk është njoftuar asnjë datë për rinisjen, Federata Turke e Futbollit (TFF) shpreson që finalja të luhet në gusht, muaj kur Stambolli zakonisht bie në qetësi.

Ndërkohë, mbështetësit turq janë të paduruar dhe shpresojnë që kjo ndeshje me të vërtetë të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Meqenëse shumica e kampionateve të futbollit janë pezulluar, Atakan Bodan, anëtar i ultrAslan, grupi kryesor i mbështetësve të ”Galatasaray”-t, mendon se i janë grabitur të gjitha gëzimet në jetë.

“Dëshiroj që Liga e Kampionëve të rifillojë”, theksoi ai.

“Pritja e një finaleje tjetër në Stamboll, pas ndeshjes historike në 2005, sigurisht që do të ishte një burim krenarie”, theksoi Bodan.

“Dhe pastaj, Stambolli, është një qytet futbolli, e kemi pasion”, shtoi ai.

Të gjithë amatorët e futbollit e kujtojnë finalen e C1 në 2005 në Stamboll dhe fitoren e thellë të Liverpool përballë Milan AC që përfundoi 3-0.

Finalja e edicionit të vitit 2020 do të zhvillohet të shtunën në të njëjtin vend, në stadiumin olimpik ”Ataturk”./ /ec/atsh