MYNIH, 31 maj /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka shprehur kënaqësi për rrugën e ekipit drejt një titulli tjetër të Bundesligës dhe pret “një epokë të re” madhështore në klub.

“Unë besoj se jemi në prag të një brezi të madh”, i tha Hoeness radios ”Bayern” 1 pas empatisë të së shtunës 5-0 mbi Fortuna Duesseldorf.

“Ne kemi një ekip të ri. Unë mund të imagjinoj se një epokë e re po fillon te Bayern Munich”, tha ai.

Hoeness theksoi se ka shpresa të mëdha te lojtarët si Joshua Kimmich, Niklas Suele, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman.

ATSH