Gjykata Kushtetuse do të bajë sot senacën e parë, pas më shumë se tre vitesh.

Bëhet me dije se sot në seancën e parë do të mbahet kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Mësohet se janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë që Gjykata kushtetuse nuk ishte funksionale për tre vjet për shkak se Vettingu shkarkoi pjesën dërrmuese të anëtarëve dhe mbeti vetëm Vitore Tusha.

GjK në dhjetor u bë funskionale me emërimin e 6 anëtarëve të rinj të kësaj gjykate.