TIRANË, 18 qershor/ATSH/ -Presidenti I Republikës, Ilir Meta është shprehur i lumtur për suksesin që arriti mbrëmë futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, i cili triumfoi me skuadrën e Napolit në finale e Kupës së Italisë përballë Juventusit.
“ I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!”, është shprehur Presidenti Meta.
Napoli fitoi mbrëmë Kupën e Italisë përballë Juventusit duke e mposhtur 4-2 nga pika e bardhë e penalltive, pasi 90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 0-0.
ATSH