ATSH/ – Të dielën u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin kampion të kampionatit U-19, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Tiranë.
Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun KF Tiranës së drejtuar nga trajneri Alpin Gallo, që arriti të triumfojë duke mbyllur sezonin në vendin e parë.
Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes FK Tirana-FK Kamza, që u mbylle me fitoren 3-1 të bardhebluve e që u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.
/gj.m/j.p/