ATSH/ – Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit, pranë kompleksit “Tropikal”.
Skuadra kombëtare U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren U-18.
Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.
Stafi teknik i Kombëtares U-19 ka thirrur 24 futbollistë në këtë grumbullim.
Njihuni me listën e lojtarëve:
/gj.mima//a.a/