ATSH/- Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se “ditën e djeshme ka përfunduar procesi i dorëzimit të dosjeve të kriterit financiar për të gjitha klubet aplikante për një licensë në kompeticionet e UEFA-s”.
FSHF thekson se prej ditës së hënë, datë 4 maj 2020 të gjitha dosjet do t’i dërgohen ekspertit të kriterit financiar, i cili do të përpilojë raportet për secilën skuadër.
Në përfundim të analizës, të gjitha raportet e ekspertëve do t’i paraqiten Komisionit të Licensimit në FSHF.