ATSH – I. Vata/- Inspektoriati i Peshkimit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prefekturën e Qarkut Korçë, ndërmorën një aksion për mbylljen e vaskave të paligjshme të rritjes së troftës në Liqenin e Ohrit.

IKMT do të vijojë punën për prishjen e strukturave të ngritura pranë liqenit. Ndërhyrjet e paligjshme në këtë liqen dhe ngritja e ekonomive informale të rritjes se troftes nuk do të tolerohen. Liqeni i Ohrit është një pasuri e përbashkët e jona dhe e gjithë botës si pjesë e UNESCO-s, prandaj askush nuk mund të tolerohet kur vjen puna tek zbatimi i rregullave dhe mbrojtja e florës e faunës së tij. Korani është një specie endemike e këtij liqeni dhe mbrojtja e tij është një punë parësore.

MBZHR  krahas luftës ndaj paligjshmërisë kontribuon edhe në ripopullimin e tij me rasate korani. Vitin e kaluar, MBZHR  hodhi në liqen 1.5 milion copë rasate dhe këtë vit llogarit të lëshojë 1.7 milion.