Ander Herrera shprehet optimist se dy yjet e futbollit botëror nuk do të largohen gjatë kësaj vere
Ander Herrera beson fuqishëm se Neymar dhe Kylian Mbappe do të mbeten në Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi brazilian kërkohet me ngulm nga Barcelona, kurse sulmuesin francez e do Real Madridi.
Për të dy sulmuesit flitej për një largim të mundshëm nga “Parku i Princave” këtë verë.
Mirëpo, pandemia koronavirus mund ta shpëtojë kampionin francez pa ju larguar yjet e tij.
“Mbappe e Neymar janë ende në PSG dhe janë të vendosur edhe më shumë të qëndrojnë në situatën në të cilën gjendemi. Unë darkova me Neymarin para karantinës dhe ai është mjaft i involvuar me projektin. Ai më tha se nuk ka qenë kurrë më i lumtur se tash në Paris. Projekti i PSG-së i ka bindur të dy lojtarët”, deklaroi ish-mesfushori i Manchester Unitedit. /Gazeta Express/