Ndonëse shifrat e te infektuarve me Covid 19 ne vendin tone po rriten me ritme te shpejta, shumica e tyre nuk respektojnë karantinën duke riskuar te tjerët.
Pranë operatorit te kujdesit shëndetësor ka me qindra telefonat te qytetarëve te shqetësuar pasin kane pare komshinjtë e tyre me Covid te ulur neper baret e lagjeve.
Ermelinda Murati: Na kane telefonuar qytetaret apo mësuesit e shkollave ku nxenesi pozitiv nuk shkon ne klase po rri neper kangjella te shkollës.
Ndërkohe polica, e cila me shume është fokusuar te ndëshkoje me gjobe ata te cilët nuk vendosin maskën ne rruge ka harruar te kontrolloje pikërisht këta te cilët po ndikojnë për te rritur përhapjen e virusit ndonëse u shkon çdo dita lista me emrat e personave pozitiv me covid.
Nga ana tjetër, nga ata te cilët shkojnë ne pune e nuk tregojnë qe tamponi u ka rezultuar pozitiv nga frika se punedhenesi nuk do ti paguaje ose ia llogarit ditët e qëndrimit te karantinës si leje vjetore.
Top Channel