ATSH-DPA/ – Polonia do të lejojë rikthimin e tifozëve të futbollit në stadiume që nga 19 qershori, me 25% të kapacitetit, njoftoi kryeministri Mateusz Morawiecki.
“Pas hapjes së stadiumeve, tifozët do të duhet të ulen në mënyrë që të respektojnë masat paraprake kundër koronavirusit”, deklaroi Morawiecki gjatë një konferencë të përbashkët me Zbigniew Boniek, kreun e shoqatës së futbollit në Poloni.
Kryeministri shtoi se shitjet e biletave dhe hyrja në stadium do të riorganizohen për të shmangur krijimin e turmave.
Liga e lartë e futbollit në Poloni do të rifillojë sot pasdite pas një ndërprerje 80 ditore, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Për momentin lojërat do të luhen pas dyerve të mbyllura./ /sara/