Një histori e pabesueshme ajo e një ish-futboliisti që prej 4 vitesh konsiderohej i vdekur, por kohët e fundit është zbuluar se jeton, dhe punon në zonën ku luante futboll.
Siç raporton tabloidi gjerman BILD, personi në fjalë është ish-futbollisti kongolez i Shalkes, Hiannick Kamba, i cili ka luajtur me skuadrën e të rinjve, shok me portierin aktual të Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer.
Sipas “BILD”, e gjithë historia ka të bëjë me ish-partneren e futbollistit, e cila kishte shpikur vdekjen për të përfituar siguracionin e jetës së Kembas.
Në vitin 206 ishte njoftuar vdekja e tij në një aksident automobilistik në Kongo, ndërsa Shalke e kujtoi me emocione.
Por kohët e fundit është zbuluar që Kemba jo vetëm nuk ka vdekur, por është shëndoshë e mirë dhe punon në Ruhr, në zonën e Gelsenkirchen, ku ka luajtur edhe futboll në të kaluarën.
Tashmë 33 vjeçari duhet të përgjigjet para gjyqit, pasi akuzohet se ka mashtruar për të përfituar në mënyrë të padrejtë siguracionin e jetës, sigurisht falë bashkëpunimit perfekt me ish-partneren e tij.
Sapo ka dëgjuar lajmin, ka reaguar edhe portieri Manuel Neuer, i cili ka thënë se ndihet shumë i lehtësuar, pasi lajmi i vdekjes së Kemba e kishte shokuar.
Newsbomb