ATSH/ -Federata e Shqiptare e Futbolli ka publikuar Protokollin Sanitar për organizimin e ndeshjeve në stadiume.

Sipas FSHF, ndeshjet e mbetura për mbylljen e aktiviteteve të futbollit do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiume, komplekse sportive apo në afërsi të tyre.

Koncepti përfshin tre aspekte kryesore, ku e para është ajo shëndetësore ku qëllimi është të minimizohet rreziku i transmetimit përmes një skeme paraprake të zhvillimit të ndeshjeve.

Paraprakisht ekipet do të zhvillojnë fazën parapërgatitore prej 2-Javësh dhe do të kryejnë teste. Këto teste tregojnë nëse një pjesëtar i ekipit aktualisht është i infektuar me virusin Corona. Thelbësore e konceptit është mundësia për të izoluar vetëm personin në fjalë në rast të një testi pozitiv.

Sa i përket aspektit sportiv, aktualisht nuk ekziston një leje zyrtare për stërvitje në grupe të vogla, gjë që është kërkesë e klubeve.  Lejet zyrtare janë akoma në pritje për stërvitjen e ekipit dhe zhvillimin e ndeshjeve.

Sezoni 2019/20 duhet të përfundojë deri më 30 Korrik 2020.  Nëse kjo datë shtyhet, afatet do të vlerësohen duke marrë parasysh të gjitha sfidat, siç janë kontratat e lojtarëve dhe jo vetëm.

Sa i përket organizimit, të lojërave pa spektatorë, koncepti bazohet në tri grupe pjesëmarrësish në ndeshje. Stadiumi do të jetë i ndarë në tri grupe personash sipas karakteristikave te aktivitetit që kryejnë (Zona): Grupi i kuq (Zona 1, Fusha) përbëhet nga lojtarët, trajnerët, stafi teknik dhe zyrtaret e ndeshjes.

Grupi blu (Zona 2, Tribuna) përbëhet nga personat e transmetimeve TV, Stafi dhe Delegacionet e ekipeve dhe disa nga përfaqësues të tjerë të mediave. Ky grup mund të hyjë në stadium, por duhet të mbajë një distancë nga grupi i gjelbër (Zona 1).

Grupi i verdhë (Zona 3, Përreth Stadiumit) përfshin persona të tjerë të mediave dhe punonjës të tjerë. Pjesëtarët e këtij grupi mund të qëndrojnë vetëm jashtë territorit të Stadiumit.

Draft-Protokolli Sanitar Koronavirus

/gj.mima/ /a.g/