Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 130 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
24 orët e fundit kanë shënuar rekord gjobash përsa i përket ndëshkimeve administrative të vendosura ndaj këmbësorëve në qarkun e Elbasanit.
Për thyerje të urdhërit për kufizimin e lëvizjes plot 89 gjoba janë vendosur në 24 orët e fundit. Ndërkohë gjatë së martës ishin 73 këmbësorë të ndëshkuar me masë andiminstrative gjobë prej 10.000 lekësh si dhe u hoqen dy leje drejtimi.
Në Elbasan po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Përrenjas, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.18 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Elbasaninews.tv