Grupmoshat e Përfaqësueseve Rajonale të qytetit të Elbasanit kanë kryer sot seancën e parë stërvitore pa pauzës tre mujore për shkak të pandemisë së Covidit. Të parët që kanë zbritur në fushë kanë qenë 13 vjeçarët
Futbolli i është rikthyer pak e nga pak normalitetit, me skuadrat që kanë nisur stërvitjet dhe po përgatiten në kuadër të kampionateve të tyre. Në të njëjtën linjë po vazhdojnë edhe Përfaqësueset Rajonale të grupmoshave të qarkut të Elbasanit, teksa këtë të hënë kanë pasur edhe seancën e tyre të parë stërvitore. Përfaqësuesja e U-13 ka dalë e para në fushë në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”, nën drejtimin e trajnerëve Egert Kuçi dhe Muharrem Dosti.
Për teknikun e tyre, fëmjët e kësaj grupmoshe kanë brum cilësor dhe nuk mungojnë lojtarët e talentuar, të cilët në të ardhmen mund t’i shohim edhe në Kombëtaren e madhe.
Prej disa sezonesh Federata Shqiptare e Futbollit është duke implementuar projektin me Përfaqësueset Rajonale, për të evidentuar sa më shumë lojtarë cilësorë nga kampionati ynë./elbasaninews