Armando Sadiku, ylli i kombëtares shqiptare ka bërë mirë përgjatë këtij sezoni në futbollin spanjoll, ku ka shënuar 10 gola për llogari të ekipit të Malages.
Lojtari i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë në vendin iberik është shprehur në Rtv Ora për emisionin ‘’Ora Sport ‘’ drejtuar nga moderatorja Albana Bejko, se pas paraqitjve të mira me Malagën ka marrë shumë oferta nga menxharë të ndryshëm në Spanjë.
I pyetur nëse ka patur kontakte nga klubet e futbollit iberik , Sadiku u shpreh :
Sadiku : Duke shënuar dhe aktivizuar në të gjitha ndeshjet , gjërat kanë nisur të lëvizin dhë jam kontaktuar nga shumë menaxherë . Në fund të ndeshjve që kanë mbetur do të shqyrtojmë opsionet me klubin e Levantes dhe menaxherin tim.
Ora News