Pas vendimit për hapjen e stërvitjeve individuale për sportistët në ambientet e hapura, një përfaqësi e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë zhvilluan një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për protokollet specifike.

Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, tha se pritet një përgjigje e shpejtë, e cila mund të vijë për çështje orësh ose ditësh.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, ngulmoi se klubet i plotësojnë të gjitha kriteret dhe stërvitjet të rinisin sa më shpejt të jetë e mundur.

Në FSHF e dinë shumë mirë se 18 maji për nisjen e përgatitjeve është një datë që e komplikon kampionatin në vazhdim, por shpresohet që autoritetet të ndryshojnë qëndrim.

Elbasaninews.tv