ATSH-ANSA/- Të 20 ekipet në Serinë A në kampionatin italian mbështetën idenë për vazhdim të sezonit të pezulluar për shkak të koronavirusit.
Dëshira unanime për të “përfunduar sezonin” e Serisë A, e ndërprerë për emergjencën e koronavirusit, u ritheksua nga ”Asambleja della Lega”, e mbledhur me telekonferencë për të diskutuar çështjen e të drejtave televizive.
Pozicioni i 20 klubeve, i cili përsëriti atë të 21 prillit, vjen pas fjalëve të ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora, i cili kishte theksuar se ”nëse nuk do të gjendet një marrëveshje për modifikimin e protokollit për rifillimin, qeveria do të marrë përgjegjësinë për shpalljen e sezonit të mbyllur”. /os/