Në një studim të publikuar sot në “Nature Climate Change”, studiuesit janë përqendruar në kërcënimin më të madh që ekziston sot për arinjtë e bardhë, zhdukja progresive e habitatit të tyre, akulli i detit, nga i cili kapin fokat thelbësore për ushqimin e tyre.
Mishngrënësi, i cili jeton në rajone të Arktikut ku temperatura mund të zbresë në -40 gradë Celsius, mund të qendrojë pa ngrënë me muaj, veçanërisht gjatë periudhës së verës, kur akulli i detit shkrihet çdo vit.
Por, me ngrohjen e planetit, dy herë më shpejt në Arktikë, mungesa e akullit zgjat më shumë kohë. Të paaftë për të gjetur në mjedisin e tyre një ushqim tjetër po aq të pasur sa fokat, gjithnjë e më shumë arinj të uritur largohen nga territori i tyre, afër zonave të banuara.
Shkrirja e akullit është një sfidë në veçanti për femrat, të cilat hyjnë në strehën e tyre në vjeshtë për të lindur në mes të dimrit dhe dalin në pranverë me këlyshët e tyre.
“Atëherë ata duhet të kapin mjaftueshëm foka, për të ruajtur yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të vegjlit e tyre gjatë gjithë verës”, theksoi Steven Amstrup, një prej autorëve dhe shkencëtarëve të studimit.