BERLIN, 10 qershor /ATSH-DPA/- Kampioni i tenisit Roger Federer nuk do të rikthehet në fushë këtë vit pas një operacioni të dytë në gju, deklaroi tenisti në mediet sociale.
“Disa javë më parë, pasi u dëmtova gjatë një periudhe rehabilitimi, u detyrova të bëj një procedurë të shpejtë artroskopike për gjurin tim të djathtë, që iu nënshtrua një operacioni”, shkruajti 38-vjeçari zviceran.
“Do të marr kohën e duhur për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim më të lartë”, shtoi ai.
“Do të më mungojnë tifozët e mi dhe turnetë”, përfundoi ai.
ATSH