Elseid Hysaj me shumë mundësi do të largohet nga Napoli në verë dhe agjenti i shqiptarit po punon për të gjetur një skuadër të re.
Shkodrani pavarësisht se ka gjetur më shumë minuta nën drejtimin e Gtauzos, përsëri e ka ndarë mendjen dhe në verë dëshiron të ndryshojë skuadër. E ardhmja e mbrojtësit mund të jetë te Roma, që prej kohësh ka shfaqur interes për të. Verdhekuqtë e pëlqejnë shumë Hysajn dhe duan ta mrrin në ekipin e tyre.
Madje shqiptari mund të shkëmbehet me sulmuesin turk të Romës, Xhengiz Ynder, i cili gjithashtu pëlqehet shumë nga Napoli dhe shihet si një zëvendësues ideal për Kajehon që gjithashtu pritet të largohet në merkaton e verës.
Turku vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, për të mbërritur te sulmuesi Napoli mund të përdorë Hysajn, të cilit gjithashtu do i pëlqente të kalonte në “Olimpico”.
PANORAMASPORT.AL