ATSH/ Në mbarë botën, Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen çdo 10 nëntor me ballon tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.

Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se, “edhe pse nuk kishim mundësi të organizonim ballon e marinsave këtë vit, ne festuam ditëlindjen e 245-të të Korpusit të Marinsave me të njëjtin solemnitet dhe gëzim”.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës.

Duke iu drejtuar marinsave, ambasadorja Kim tha se “ju jeni forca e vijës së parë që na mbron … ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë … Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!”. /a.a/