ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Komiteti Teknik i Ekspertëve po bën projeksionin dhe do e shohim në dinamikë për sa do të jetë infektueshmëria potenciale dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët, për barnat esenciale qoftë për të mbështetur pavarësisht Covid-it , por në situatën e Covid-it edhe familjet në ndihmë ekonomike”.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, Kryeministri Rama tha se “gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre që janë bërë në shumë vende tani që flasim”.

“Masat tona shtrënguese janë minimale dhe nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë që ta mbajmë ekonominë hapur dhe le të vdesi kush të vdesë, por sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër dhe ne duam ta mbajmë këtë ekuilibrin  dhe i përsëris thirrjen njerëzve të bëjnë detyrat e tyre të thjeshta dhe secili të bëjë detyrën e vet”, – nënvizoi Rama.

Por, vijoi Kryeministri, në të gjitha rastet për njerëzit më më në nevojë situate është e jo e lehtë.

“Në duam që atyre që janë me ndihmë ekonomike deri në përfundim të kësaj flame t’i bëjmë një shtesë të konsiderueshme të mbështetjes financiare”, – tha Rama duke shtuar se vala e dytë e është më e fortë se e para dhe nëse shohim eksperiencën e të shkuarës ka edhe një valë të tretë më pas që nuk është si e dyta.

Sidoqoftë, shtoi Rama, është e mundur, por a do vijë a s’do vijë këtë nuk di ta thotë askush, por ne duhet të jemi të përgatitur.

“Kur thosha unë në mars e në prill se nuk mbaron kjo punë në qershor, që Luli, Likja, Moni, Xhikja hidhini gjithë ca keni këtu tani dhe mbylleni këtë punë. Piramidë, Sudja, Vehbiu, Xhaferri, Saliu, piramidë hidhini të gjitha. Tani po të kishim dëgjuar aat nuk do të kishim më kokërr leku ne për të financuar këtë luftë”, – tha Rama.

/k.s/