/ATSH – I. Vata/- Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi sot  autoriteteve shëndetësore shqiptare 30 respiratorë te siguruar nga UNOPS

Në një ceremoni të posoçme, ku ishte e pranishme edhe zv.ministrja e Shëndetësisë., Mira Rakacolli, ambasadori i BE-sëu shpreh se ndodhej aty për të dorëzuar një pjesë tjetër të asaj ndihme që Bashkimi Europian ka dhënë në Shqipëri

“Sot, kemi ardhur në spitalin COVID-4 për të për të dorëzur 30 respiratorë të lëvizshëm mjekësor që do të ndihmojnë stafin mjekësor në luftën kundër COVID-19 dhe bashkë me këtë pjesë prokurimi arrijmë shifrën e 80 respiratorëve mjekësor që janë dhënë nga BE për spitalet COVID në Shqipëri dhe kjo është pjesa e 6-të e të gjithë këtyre ndihmave që kemi dhënë që prej prillit për të luftuar koronavirusin”, u shpreh Soreca.

“Kjo është një luftë mbresëlënëse që ne e shikojmë nga i gjithë personeli shëndetësor në këto momente të vështira. Tendenca ka rritje, ka rritje të infektimeve në të gjithë shoqërinë por fatkeqësisht dhe të shtrimeve në spital, pra kjo do të thotë se kapacitetet në reminacione dhe njësitë janë shtuar dhe i gjithë personeli shëndetësor është në një presion të lartë. Prandaj në mënyrë të veçantë falenderoj të gjithë mjekët, infermierët, epimidiologët, të gjithë hulumtuesit, punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik për këtë betejë që po bëjnë duke qenë në krye, në pararojë të kësaj beteje. Jemi krenarë që ne si BE kemi mundësinë dhe ju kemi ndihmuar që prej fillimit”, tha ai

Në vijim, Soreca shtoi se Bashkimi Eropian e ka mbështetur Shqipërinë më një asistencë të përgjithshme prej më shumë se 50 milonë eurosh, nga të cilat 4 milionë euro kanë qenë për furnizimin me pajisje mjekësore në mënyrë të menjëhershme që shpëtojnë jetën.

Ndërkohë që 46 milionë ero janë përcaktuar për mbrojtjen sociale për të ulur ndikimin e krizës tek ata individë, por dhe për të mbështetur rimëkëmjen ekonomike  të vendit, ndërkohë që qasja e BE-së ka qenë që të reagojë që t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve shqiptarë në luftën kundër virusit por dhe për të ndihmuar sistemin për t’u rritur dhe zhvilluar më tej.

“Falenderoj UNOPS, zyrën e Kombeve të Bashkuara për shërbimet e projekteve për menaxhimin e shkëlqyer të këtij projekti në emër të BE-së”, tha Soreca

Ai shtoi se këto janë kohë të vështira në të gjithë vendet e botës dhe sigurisht që ky është një moment i vështirë edhe për BE. Por, tha ai, pavarësisht këtyre vështirësive shtete anëtarë të BE-së e kanë mbajtur angazhimin që ata që kanë bërë për Shqipërinë dhe do vazhdojnë ta mbështesin dhe këto mjete që kemi sjellë këtu janë një shembull i shkëlqyer i lidhjes mes Shqipërisë dhe BE-së

“Më lejoni të them që muaj në vijim do kemi një dimër i cili do jetë me transmetime më të larta dhe ndoshta në javët në vijim do të shikojmë një shpeshtësi më të lartë të rasteve”, tha ai.

Gjithashtu, Soreca, apeloi që në mënyrë që të ulim numrin e transmetimeve dhe ne të ndihmojmë infrastrukturën e Shëndetit Publik në Shqipëri e cila ndodhet në një stres të veçantë, është më se e domosdoshme që ne të marrim masat e nevojshme të vendosim maska, të ruajmë distancimin fizik. “Sinqerisht javët në vazhdim mund të ulim rastet e  infektimit në Shqipëri, por kjo në rast se reagojmë të gjithë së bashku, në rast se ne marrim në dorë fatin tonë duke ndryshuar zakonet, duke ndryshuar rutinë, duke mbrojtur vetën duke mbrojtur të tjerët”, tha Soreca. /j.p/