Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është konfirmuar sot në krye të QSUT-së.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend”, shkruan ministrja  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në “Facebook”.
Ajo do të zëvendësojë në këtë post Enkelejd Jotin.

Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.

Top Channel